Prej javësh qindra banorë po protestojnë në ishujt Kanarie në Spanjë, kundër numrit të lartë të turistëve që sipas tyre po shterojnë burimet ujore.
Protestuesit kanë shprehur ankesat për pagat e ulëta përballë standardit të ishullit, ndërkohë që 38% e popullsisë jetojnë në varfëri.
Shumë prej protestuesve thonë se ekuilibri midis përdorimit të burimeve dhe mirëqenies së popullsisë është prishur.
Ndërkohë të tjerë thonë se do t’i bashkohen grevës së urisë e nisur prej një jave nga një grup qytetarësh.
Sipas Institutit Kombëtar të statistikave në Spanje vetëm vitin e kaluar këto ishuj me 2.2 milionë banore janë vizituar nga 13.9 milionë turistë.
Pavarësisht se turizmi përbën 35% te produktit të brendshme bruto të këtij ishulli, vendasit kërkojnë një tjetër formë menaxhimi pasi kjo industri po shteron burimet e tyre.
Një tjetër problematikë madhore cilësohet edhe kostoja e lartë e strehimit e cila është e papërballueshme për banorët me paga të ulëta.
Varfëria e banorëve reflektohet edhe në statistikat e institutit të lartpërmendur ku sipas tyre 38% e njerëzve në ishujt Kanarie janë në rrezik varfërie ose përjashtimit social.



