
Refugjatët ukrainas do të kenë mundësi të jetojnë në Bashkimin Evropian pa aplikuar për azil deri në mars të vitit 2025.
“Ne e mbajmë fjalën. I kemi mbrojtur ata që kanë pasur nevojë prej ditëve të para të pushtimit rus në Ukrainë dhe do të vazhdojmë kështu për aq sa të kenë nevojë”, ka thënë Komisionarja e BE-së për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.
Shtetet anëtare i pezulluan rregullat e azilit për ukrainasit, menjëherë pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Sipas KE, që nga ajo kohë në vendet e BE-së kanë gjetur strehë katër milionë ukrainas.
“Kjo ka ndihmuar në krijimin e një ndjesie të normalitetit, pavarësisht kohës së luftës. BE-ja do të vazhdojë të punojë me vendet anëtare dhe partnerë tjerë, për t’u siguruar që do të mbrohen ata që kanë nevojë”, ka thënë Johansson.
Vendimi për përjashtimin e tyre nga ky rregull skadon të mars të vitit 2024. Vendet anëtare duhet ta miratojnë vazhdimin e rregullit të ri edhe për një vit.



