SHBA: Do të ndalojmë Rusinë që të përdorë rezervat e arit

SHBA: Do të ndalojmë Rusinë që të përdorë rezervat e arit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë që Rusia të mos përdorë rezervat e saj të arit për të financuar pushtimin e Ukrainës.

Kështu njoftoi Shtëpia e Bardhë me anë të një deklarate të lëshuar këtë të enjte.

Udhëheqësit e G7 dhe Bashkimit Europian do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të dobësuar aftësinë e Rusisë për të përdorur rezervat e saj ndërkombëtare për të mbështetur ekonominë ruse dhe për të financuar luftën e Putinit, duke e bërë të qartë se çdo transaksion që përfshin arin e Bankës Qendrore të Federatës Ruse të bien nën sanksionet aktuale.

Administrata e Presidentit amerikan Joe Biden, njoftoi më shumë sanksione që synojnë 48 kompani shtetërore të mbrojtjes, 328 anëtarë të Dumës ruse dhe dhjetëra pjesëtarë të elitës vendase.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy