Berisha denoncon: Emisarët e Ramës, Gjiknurët e Ballat, shpërndajnë para dhe blejnë vota

Berisha denoncon: Emisarët e Ramës, Gjiknurët e Ballat, shpërndajnë para dhe blejnë vota

Sali Berisha denoncoi sot nga Elbasani se po blihen vota për llogari të Partisë Socialiste.

Berisha tha se “emisarët e Edi Ramës, Gjiknurët, Ballat, shpërndajnë si hyena para dhe blejnë vota”.

Miqtë e mi, ju ftoj ju të reflektojmë në këto 48 orë që kanë mbetur, të reflektojmë për atë që ne si komb kemi vuajtur më shumë në tërë ekzistencën tonë, për demokracinë. Ne kemi kaluar shekuj e shekuj, e së fundmi dekada e dekada në regjime moniste, në pushtet të një njeri. Dhe e vërteta është se nga pushteti i një njeriu rrallë mund të gjendet një komb mbi dhe që ta ketë pësuar më shumë seç e kemi pësuar ne shqiptarët.

Sot Edi Rama ju jeni dëshmitar, u angazhua në një luftë të egër primitive kundër opozitës. Bëri gjithçka të rrëmbejë të gjitha pushtetet në duart e tij. Bën gjithçka të shkelmojë, dhunojë votën. Emisarët e tij, Gjiknurët, Ballat, etj., etj., shpërndajnë si hiena para dhe blejnë vota. Por kjo blerje votash konvertohet e tëra në pushtetin e një njeriu, i solli çdo familje shqiptare një fatkeqësi të madhe, i solli një varfëri në rritje, i solli një rrogë të ngrirë, një pension të ngrirë, largimin e fëmijëve nga vatrat e tyre. Ndaj dhe koha është me këtë reflektim ti japim atë që meriton Edi Rama, këtë ngricë të stërzgjatur të pushtetit të një njeriu ta shndërrojmë me votën në pranverë të demokracisë.

Të votojmë për Luçiano Boçi, intelektualin e shquar, njeriun që don Elbasani, që ka hartuar së bashku me ju projektin e një Elbasani ndryshe, Elbasani tjetër, një Elbasani qytet dinjitoz për qytetarët e vet”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy