
Lidhur me ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në PD, që kanë të bëjnë me dorëheqjen ose jo të Lulzim Bashës, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri, në Të Paekspozuarit", të moderatorit Ylli Rakipi, në MCN Tv, shprehu bindjen se brenda javës, Basha do të dorëhiqet.
Sipas tij, edhe në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PD-së, të gjithë pa përjashtim kanë kërkuar largimin e tij.
Ka një kohezion gjithëpërfshirës nga qendra deri në bazë, përfshirë kryetarët e degëve, që Basha duhet të ikë.
Ai bën lojën e tij meskine, duke thënë që jam vënë në dispozicion të zgjidhjes. Në dispozicion do të thotë të japësh menjëherë dorëheqjen. Nuk u gjend asnjeri në grupin parlamentar që të thoshte mos ik. Madje edhe vetë Basha tha do të iki. Ka një mirëkuptim njerëzor, që t'i lihet pak kohë dhe të ikë me dorëheqje.
Shumica e grupit parlamentar, e thanë që nuk duhet të rrish, asnjëri nuk i thashë që rri, të gjithë i kanë duhet të ikësh. I lanë disa ditë kohë, të iki me dorëheqje,
Ai do të iki me dorëheqje të parevokueshme, pa kthim. Besoj që brenda javës që vjen, Basha do të largohet.
Edhe sot, i dërguari gjerman, nuk e takoj, që do të thotë që nga 6 marsi, askush nuk nga trupi diplomatik nuk e ka takuar.



