Këshilli Politik/ PS dhe PD bien dakord të takohen sot

Këshilli Politik/ PS dhe PD bien dakord të takohen sot

Këshilli Politik do të mblidhet sërish sot në orën 17:00. Mbledhja e sotme është kërkuar që ditën e djeshme nga opozita jashtëparlamentare dhe sot Damian Gjiknuri ka konfirmuar prezencën me anë të një e-mail-i.

Gjiknuri u ka dërguar anëtarëve të Këshillit Politik ka konfirmuar mbledhjen ditën e sotme ora 17:00 me rend dite miratimin edhe formalisht të dokumenteve të dakordësuara më parë në këtë tryezë.

Deri tani mësohet se Këshilli Politik do të jetë sot me formatin e dikurshëm, ku pjesëmarrës do jenë vetëm katwr anëtarët e përhershëm dhe ekspertët dhe në mbledhje nuk do marrë pjesë Edi Rama dhe Myslim Murrizi.

Kujtojmë se mbledhja nuk u zhvillua dje pasi nuk pranoi opozita jashtëparlamentare, të cilët propozuan që Këshilli të mblidhej sot ose të premten.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy