Skandali me drejtorët e bashkisë/ Ndoka: Korrupsion galopant ku ka përgjegjësi Rama dhe Veliaj (VIDEO)

Skandali me drejtorët e bashkisë/ Ndoka: Korrupsion galopant ku ka përgjegjësi Rama dhe Veliaj (VIDEO)

Ish-deputeti Nard Ndoka foli në Mcn Live mbi hetimet e SPAK për disa nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, duke theksuar që sot kemi të bëjmë me një korrupsion galopant, ku ka përgjegjësi Rama dhe Veliaj. Ndoka vë në dukje faktin se të njëjtët personazhe të dyshuar për korrupsion janë angazhuar edhe në zgjedhje, për “vjedhje votash” për llogari të PS.

Unë mund ta konsideroj një degradim të pushtetit qendror dhe atij lokal, dhe padiskutim që nëse e shohim si fenomen një përgjegjësi e ka edhe opozita. Ky degradim në këto përmasa ka ardhur nga mungesa e opozitës. Zullumi është trashur shumë dhe sot kemi një korrupsion galopant. Nëse do të kishim një opozitë institucionale në këshillin bashkiak dhe Parlament besoj që një pjesë e këtyre abuzimeve do ishin parandaluar. Askush s’mund të hajë dardha dhe fiq pas kurrizit tim nëse unë nuk dua. Përgjegjësi ka Rama dhe Veliaj. Unë e kam pasur si motivim personal që as gjoba nuk lejoja të merrja nga KLSH për vartësit e mi. Nëse dikush kishte bërë një shkelje qoftë minimale, largohej nga puna. I kanë paraprirë këtyre vjedhjeve ministrat me arrogancën e tyre primitive, duke zbatuar edhe urdhrat e kryeministrit. Pse e mbron Rama-Beqajn, në fund të fundit ai është viktimë e asaj skeme korruptive. Ai po siç është rasti i bashkisë së Tiranës, kjo është e pafalshme, që të jetë një numër kaq i madh i drejtorive. Në çdo bisedë që përgjohet për korrupsion, drogë, grupe kriminale, dalin personazhe që janë marrë me zgjedhjet. Sot kemi një drejtësi inaktive. Nëse kemi drejtësi realisht aktive, ka partinë më të madhe të opozitës pa vulë dhe logo, dhe ka dosjen më të madhe e tronditëse...Nëse do t’i kishim në burg këta ministra do kishim një proces më të konsoliduar zgjedhjesh, një frikë më të madhe te politika për të futur duart në zgjedhje. Ndërkohë që këta dalin edhe na bëjnë moral”.

I pyetur a mundet që sot opozita t’i maksimizojë këto çështje, Ndoka tha:

Opozita është garant. Mos ta marrim opozitën që duhet të bëjë rolin e drejtësisë. Nëse marrim raportet e KLSH-së, besoj që shumë prej tyre kanë pasur mëkate me shkelje ligjore të rënda dhe afera korruptive edhe në këto raporte. Opozita futet kur sistemi në ngërç, është denoncuese për opinionin publik. Të gjitha këto denoncime e kanë zanafillën te opozita dhe kjo na jep ne kredo morale te qytetarët. Këta kaluan çdo përmasë. Të krahasosh 8 vitet e Berishës me qeverinë e Ramës, është si të krahasosh ditën me natën. E kemi parë edhe Lul Bravën në krye të bashkisë, nuk i ka bërë këto marifete. Këtu është shkelur çdo gjë, është bërë si pronë private. Opozita duhet të jetë denoncuese dhe transparente me qytetarët. Nuk duhet të ketë asnjë zhvendosje nga aksi opozitar as për emra dhe kompani të veçanta. Opozita në aspektin institucional nuk ka asnjë pengesë për të denoncuar as një kompani apo emër të përveçëm. Jemi të kujdesshëm në përmendjen e emrave të përveçëm”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy