G20 bie dakord të përfundojë taksën digjitale deri në vitin 2020

G20 bie dakord të përfundojë taksën digjitale deri në vitin 2020

Grupi i përbërë nga 20 ministra të financave ra dakord të dielën për të hartuar rregulla të përbashkëta që mbushin boshllëqet e përdorura nga gjigantët e teknologjisë botërore si Facebook për të ulur taksat ekorporatave të  tyre.  

Facebook, Google, Amazon dhe emra të tjerë të mëdhenj  të teknologjisë janë kritikuar për shkurtimin e faturave të tyre tatimore duke rezervuar fitimet në vendet me tatime të ulëta pavarësisht vendndodhjes së klientit përfundimtar.

Rregullat e reja do të ndikojnë në rritjen e taksave për firmat e mëdha shumëkombëshe, por gjithashtu do ta bëjnë më të vështirë për vendet si Irlanda që të tërheqin investimet e huaja direkte me premtimin e normave të ulëta tatimore të korporatave.

Britania dhe Franca qenë ndër propozuesit më të zëshëm për taksimin e kompanive të mëdha të teknologjisë. Çka ka nxitur mosmarrëveshjet me ShBA-në, e cila ka shprehur shqetësimin se kompanitëe saj të internetit po shenjohen mënyrë të padrejtë për çështjen e taksave.

Kompanitë e mëdha të internetit thonë se ndjekin rregullat tatimore, por paguajnë taksa të ulëta në Evropë, zakonisht duke kanalizuar shitjet nëpërmjet vendeve si Irlanda dhe Luksemburgu, të cilat kanë regjim tatimor lehtësues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy