Protesta e mbështetësve të Veliajt/ Zhabina: GJKKO dhe SPAK nuk u mbrojtën, Proda të japë  dorëheqjen (VIDEO)

Protesta e mbështetësve të Veliajt/ Zhabina: GJKKO dhe SPAK nuk u mbrojtën, Proda të japë  dorëheqjen (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina në studion e lajmeve në MCN Tv ka komentuar protestën e bërë nga simpatizantë të Veliajt para pak ditës para Prokurorisë së Posaçme ditën kur pritej të jepej masa e sigurisë për kryebashkiakun për të cilën tha se kemi të bëjmë me një shkelje të qartë të detyrimeve ligjore nga Policia e Shtetit.

Ai tha se GJKKO deh SPAK kanë të drejtë me akuzat e ngritura ndaj policisë sepse nuk janë mbrojtur dhe mbështetur, teksa shtoi se nuk ka justifikim për agjencitë e sigurisë sepse ato funksionojnë në bazë të informacionit.

Sipas tij strukturat e policisë kishin dijeni për këtë tubim pasi mediat e kishin paralajmëruar dhe për këtë dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Kam përshtypjen se kemi shkelje ligjore të policisë se ne kemi qenë dhe ditën që u caktua masa e sigurisë dhe sigurisht që herë pas here simpatizantët mblidheshin aty dhe na bënë përshtypje se si nuk kishte një kordon policor apo policë sepse kur ka pasur raste të ngjashme kemi parë që policia e shtetit ka marrë masa.

Dje në gjykatën e posaçme u zhvillua një mbledhje simbolike në mbështetej të prokurorisë së posaçme dhe dje kishte më shumë policisë dhe qytetarë mbështetës. Reagimi i ministrit të brendshëm ka qenë se policia dhe strukturat e tjera nuk kanë pasur dijeni për këtë protestë por ne ishim në dijeni dhe kishim parë disa foto se ata do të mblidheshin aty. Kam përshtypjen se strukturat shtetërore funksionojnë në bazë të informacioneve se bëhet një plan sigurimi dhe në këtë rast nuk ka ndodhur dhe reagimi i gjykatës dhe prokurorisë së posaçme është i drejtë dhe ka qenë i ashpër mes rreshtave duke kërkuar që të merret përgjegjësia.

Kur kjo mbështetje nuk ka ardhur mund të jemi dhe përballë një vepre penale dhe shkresën e tyre ja kanë nisur dhe ministrit të brendshmen duke vënë në dijeni dhe delegacionin e BE në Tiranë. Pyetja është se çfarë do ndodhte nëse 20 prej tyre do tentonin të hynin brenda ambienteve të prokurorisë së posaçme.

I pyetur se i mund të justifikohet ky qëndrim i policisë, kur Garda e Republikës kishte kërkuar mbështetje, Zhabina tha se nuk ka justifikim pasi agjencitë e sigurisë funksionojnë me informacione dhe ishte thënë që do kishte një tubim.

Në këtë moment strukturat e sigurisë një nga burimet kryesore të informacioneve kanë dhe mediat. Aq më tepër kur garda ka kërkuar mbështetje e cila vonoi. Dhe kur kordoni funksionoi personat herë bllokonin mjetet e policisë të hynin apo dilnin, madje pati reagim nga turma dhe kur doli kreu i SPAK.

Policia në këtë rast nuk ka justifikim, ne jemi përballë veprës penale të shpërdorimit të detyrës. I takon strukturave të agjencisë që është e udhës të kenë njëlloj vendosjesh pika mbi i se kush ishte për këtë mos organizim dhe duhet të kryhet hetim nga AMP, por dhe nga vetë prokuroria. Jemi përballë një vepre penale që ka nevojë për hetim.

Në këtë rast përgjegjësia më e madhe bie mbi policinë e shtetit dhe titullari është ai që organizon të gjithë punën dhe nëse një vartës nuk ka zbatuar një urdhër sipas ligjit dikush duhet të mbajë përgjegjësi e cila shkon deri te drejtuesi i përgjithshëm i policisë që të japë dorëheqjen. Kemi dy institucione serioze që kanë reaguan GJKKO dhe SPAK dhe i takon këtyre strukturave që të hetojnë një gjë të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy