Kadilli: Opozita nuk është konkurruese, duhet alternativë për të ardhur në pushtet

Kadilli: Opozita nuk është konkurruese, duhet alternativë për të ardhur në pushtet

Fatbardh Kadilli i ftuar në emisionin Bilardo në MCN TV u shpreh se e gjithë politika është shkëputur nga shoqëria dhe jo vetëm nga brezi i ri, por është shkëputur sepse sipas tij dhe qeveria nuk i thotë asgjë të re, nuk i thotë shoqërisë atë që ajo do të dëgjojë.

Ndërsa duke u ndalur te PD ai tha se u krijua si parti misionare që do sillte ndryshimin, dhe kishte të drejtën historike me vete, por ajo e drejtë historike, morali politik nuk mund të jetë më ajo që ishte në ‘91, sepse sot shqiptarët kërkojnë jo retorikën e përsëritur por alternativën.

Ne shohim ato që Rama do të bëjë, i pa shqetësuar nga konkurrenca politike dhe nga ana tjetër për fat të keq opozita nuk arrin të bëhet konkurruese sepse ka mbetur e mbërthyer në të shkuarën, ka mbetur e mbërthyer në atë momentin kur u krijua.

Në ‘91 PD u krijua si parti misionare që do sillte ndryshimin, dhe kishte të drejtën historike me vete, por ajo e drejtë historike, morali politik nuk mund të jetë më ajo që ishte në ‘91, sot shqiptarët kërkojnë jo retorikën e përsëritur komunist, antikomunist, ata sot nuk mund të durojnë retorika dhe akuza politike për korrupsionin dhe kur bëhen ato për veten nuk i pranojmë.

Një opozitë që e zvogëlon veten vetëm te denoncimi politik pa alternativë se nuk është më alternativë, nuk është opozitarizëm. Ne kemi një keqkuptim me çfarë është opozitë, ne quajmë kundërshtarin opozitë, por jo, ai është kundërshtar.

Prandaj dhe njerëzit mendojnë se të dyja palët janë njësoj sepse nuk ka detyrë opozita të kundërshtojë qeverinë por duhet të vijë me alternativë dhe PD kur fitoi në 2005 erdhi me alternativa qeverisë që u shpallën përmes zërit dhe figurës bashkë. Dhe Rama erdhi me modelin që siç kam bërë Tiranën si kryebashkiak do bëj Shqipërinë, kjo ishte oferta e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy