
New Yorku ndalon shitësit ambulantë nga Ura e Bruklinit. Ata do të duhet ta bëjnë këtë deri më 3 janar për të shmangur grumbullimin e tepërt në një nga vendet simbolike të Big Apple.
Ky është rezultati i urdhëresës së lëshuar nga Drejtoria e Transportit e qytetit, e cila prek pa dallim tregtarët, kryesisht me origjinë nga Amerika Latine, përfshirë ata që kanë një licencë të rregullt.
Vendimi i kryebashkiakut Eric Adams u bë i nevojshëm, sipas administratës, për arsye sigurie, pasi fluksi i madh i këmbësorëve në urë, i barabartë me 34 mijë njerëz në ditë, do të ngadalësohej nga prania e tezgave që shisnin suvenire dhe artikuj të përgjithshëm ushqimore.



