Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka propozuar sërish kryerjen e një referenduimi për Reformën në Drejtësi. Në një deklaratë për mediat deputetja Mesila Doda u shpreh se ka ardhur koha që të dëgjohet edhe zëri i sovranit për një reformë kaq jetike sa ajo në drejtësi.
Doda theksoi se propozimet e të dyja palëve politike duhet të hidhen në referdnum dhe të jetë sovrani ai që të vendos.



