
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, paralajmëron se një vend tjetër do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Brenda një ose dy ditësh, shpresoj se do të mund t’u njoftojmë rreth vendit të 14-të që e merr një vendim të tillë”, tha ai.
Daçiç tha se pavarësia e Kosovës, e shpallur në vitin 2008, është njohur nga 84 vende dhe që prej vitit 2014, kur ai mori detyrën e ministrit të Jashtëm, njohjen e kanë tërhequr 13 prej tyre.
Serbia ka nisur një fushatë lobimi për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, fushatë e cila është intensifikuar sidomos pas vendosjes së taksës 100% mbi mallrat serbe nga qeveria e Kosovës.



