Si u rrëmbye Gaz Çollaku/ Kërkohet nga Gjermania GPS-ja e benzit të Dalipajt

Si u rrëmbye Gaz Çollaku/ Kërkohet nga Gjermania GPS-ja e benzit të Dalipajt

Përfaqësuesi i Prokurorisë në sallën e gjyqit në procesin gjyqësor në ngarkim të Denis Shtrazës, i akuzuar për rrëmbimin e Gazmend Çollakut në Durrës, më 6 janar 2016 i kërkoi dje gjykatës t’i drejtohet me një shkresë Ministrisë së Drejtësisë për përshpejtimin e ekzekutimit të një letërporosie drejtuar autoriteteve gjermane, shkruan “Panorama”.

Bëhet fjalë për kërkesën e drejtuar gjermanëve për analizimin e GPS-së së mjetit “Mercedes Benz ML” të Ervin Dalipajt, ku Prokuroria pretendon të jenë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës. Kërkesa nuk u mor në konsideratë nga trupi gjykues.

Kryesuesi u shpreh se Prokuroria mund t’i drejtohet vetë me shkresë Ministrisë së Drejtësisë për përshpejtimin e procedurës. Referuar kërkesës për gjykim të Prokurorisë për Krimet e  Rënda, Gazmend Çollaku është rrëmbyer nga Denis Shtraza, Ervin Dalipaj dhe dy persona ende të paidentifikuar rreth orës 19:00 të datës 6 janar 2016, në parkingun e një lokali pranë zonës së ish-Vollgës në Durrës.

Sipas Prokurorisë, ata e kanë lidhur në këmbë dhe duar me fasheta të zeza, e kanë transportuar si fillim me një mjet tip “Audi”, për në fshatin Murqin të Krujës. Çollaku është gjetur 24 orë më vonë i pajetë, me një plagë arme zjarri në kokë, i hedhur në një rrugë në këtë zonë.

Referuar shenjave në trup, para se të ndërronte jetë ai ishte torturuar. “Kur dy shtetasit nën hetim Ervin Dalipaj dhe Deniz Shtraza janë shoqëruar nga policia vetëm 3-4 orë pas rrëmbimit dhe vrasjes së shtetasit Laert Çollaku me mjetin tip “Benz ML”, me ngjyrë të zezë me targa AA671MZ, në pronësi të Ervinit, ku janë gjetur gjurmë gjaku të njëjta me ato që janë gjetur në vendngjarje dhe në rrobat e viktimës”, pretendon organi i akuzës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy