Borxhi  5.8 miliardë lekë, Gjiknuri: Ujësjellësit të shlyejnë OSHEE-në (VIDEO)

Borxhi 5.8 miliardë lekë, Gjiknuri: Ujësjellësit të shlyejnë OSHEE-në (VIDEO)

Ndërmarrjet e Ujësjellësit, të cilat do të arkëtojnë të ardhura shtesë nga reforma e ujit, nuk do të lejohen t’i përdorin ato për paga personeli apo shpenzime luksi, por për të shlyer borxhet e akumuluara në vite. Thirrja është bërë nga Ministri Damian Gjiknuri, i cili ka inspektuar një nga  e qendrat e pagesave të faturave të ujit në Elbasan.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte në një prej qendrave të Kujdesit ndaj Klientit në Ujësjellësin e Elbasanit ku përsëriti apelin për rikthimin e ligjshmërisë në këtë sektor.

Ministri Gjiknuri sqaroi se sëbashku me ministrin e Financave dhe Ekonomisë kanë firmosur një shkresë të përbashkët përmes të cilës u kërkohet kryetarëve të bashkive që të disiplinojnë shpenzimet dhe të mirëadministrojnë të ardhurat e krijuara shtesë si pasojë e aksionit për rikthimin e ligjshmërisë në konsumin e ujit.

Dy ministrat kërkojnë nga kryetarët e bashkive që të ardhurat shtesë të krijuara nga aplikimi i masave të shkojnë për shlyerjen e debive që ato kanë ndaj OSHEE-së, të cilat arrijnë vlerën e 5.8 miliardë lekëve.

Arkëtimet në sektorin e Ujësjellës-Kanalizimeve gjatë 2017 kanë pësuar një ulje me 168 milion lekë në krahasim me një vit më parë ndërsa problem mbetet edhe uji i pafaturuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy