"Loja" e herësit, kush janë kandidatët që kanë siguruar më shumë vota

"Loja" e herësit, kush janë kandidatët që kanë siguruar më shumë vota

Edhe pse në radhë janë jashtë numrit të mandateve të fituara, disa nga kandidatët për deputetë kanë mundur të marrin një numër të lartë votash. I tillë është rasti i kandidatit për deputet në Elbasan, Luçiano Boçi. Kandidati demokrat që renditet i shtati në listë ka marrë më shumë vota se kandidatët e tjerë të renditur më lartë në listë. Boçi ka siguruar 6,659 vota, duke marrë shumë më shumë vota sesa sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ka siguruar 2,720 vota apo kandidatja e parë në listë Flutura Açka, e cila ka marrë vetëm 1 206 vota.

Një tjetër kandidat që mund të thyejë herësin e partisë dhe të futet në Parlament, është Bardh Spahia në Shkodër. Ai ka marrë 5,232 vota, duke u renditur i dyti në qarkun e Shkodrës pas Zef Hilës me 5,803 vota. Emilja Koliqi, e cila është në listën fituese në këtë qark, është më pak e votuara duke marrë vetëm 1,180 vota.

Në qarkun e Kukësit, të gjithë kandidatët fitues janë edhe më të votuarit si emra. Më tej, në qarkun e Lezhës, kandidati për deputet që mund të sfidojë kolegët është socialisti Gentian Malotaj, i cili ka siguruar 3 771 vota, më shumë se kandidatja për deputete e PS-së, Shpresa Marnoj, e cila është në listën fituese ndërsa ka siguruar 1 546 vota vota personale.

Në qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj që është jashtë listës fituese si deputet, ka marrë 7 310 vota, më shumë vota se çdo kandidat që është aktualisht në listën fituese jo vetëm nga radhët e demokratëve, parti me të cilën kandidon, por edhe në radhët e socialistëve, duke lënë pas Erion Braçen si më i votuari nga PS.

Edhe në Qarkun e Korçës, kandidati Andrea Mano ka marrë më shumë vota se kandidatët që aktualisht janë shpallur fitues. Kandidatja e cila është fituese nga radhët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj është Sorina Koti, e cila ka marrë 1462 vota kundrejt 5,115 votave që ka marrë Mano.

Gëzim Ademaj, kandidat i Partisë Demokratike në Vlorë, ka marrë më shumë vota se kandidati fitues Arbi Agalliu. Ademaj ka marrë 3,227 vota, kundrejt 1474 vota që ka marrë kandidati Agalliu.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Gjirokastër, ku kandidati demokrat Bujar Hoxhaj, i cili ka siguruar 3,101 vota është jashtë listës fituese, kundrejt kandidati fitues Kasëm Mahmutaj, i cili ka siguruar 2,286 vota.

Në Qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi nga PS, kanë marrë shumë vota se disa prej emrave që aktualisht janë në listën fituese të PS-së. Xhafaj ka siguruar deri më tani 4,137 duke lënë pas të gjithë kandidatët fitues përveç Belinda Ballukut, e cila ka siguruar mbi 6,241 vota.

Këto janë vetëm rezultate paraprake dhe në fund të numërimit të të gjitha fletëve të votimit, do të mësohet kush do të jetë përfundimisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy