Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Nuk do ketë financime për bashkitë që…

Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Nuk do ketë financime për bashkitë që…

Gjatë një konsultimi publik për buxhetin e vitit 2018 në Lezhë, kryeministri Edi Rama bëri një vërejtje për kreun e bashkisë së Lezhës dhe për krerët e bashkive të tjera në vend në lidhje me rritjen e numrit të punonjësve pas reformës administrativo territoriale.

Rama tha se është e papranueshme që të ketë rritje të punonjësve dhe se në bashkëpunim me ministrinë e Financave do ketë një formulë të re për financimin e bashkive, ku për ato bashki që nuk i kanë në rregull raportet me shpenzimet nuk do kenë financime.

“Kam një vërejtje dhe nuk është vetëm per kreun e bashkisë së Lezhës, por për të gjithë kryebashkiakët duke qenë se shumica janë të PS. Lidhet më një fakt që ka të bëjë me ndryshimin që ka sjellë reforma administrativo- territoriale. Është e papranueshme që të kemi rritje të numrit të punonjësve. Është një rast tipik i cili karakterizon shumë bashki dhe në qarkun e Lezhës do doja shumë që ta bëja këtë kritikë edhe për Mirditën dhe Kurbinin.

Por në Lezhë kemi një rritje më të madhe të punonjësve me rreth 80 % më shumë se kur ishin dhe komunat veç. Kjo nuk është një sëmundje demokratesh për të punësuar njerëz, por e të gjithëve. Është e pakuptimtë. Ne po punojmë për një formulë të re me Ministrisë e Financave që do jetë transparente dhe nuk do financojmë bashkitë që nuk i rrinë strikt raporteve të shpenzimeve. Kemi parë sot me ministrin e financave edhe me keq. Me shpenzimet e tepërta të portit të Durrësit”, tha Rama.

Ndërsa ka renditur dhe arsyen se pse është përfshirë në TVSH dhe biznesi i vogël.

 “Ne duam që TVSH të mos përfundojë në xhepat e një grushti të pasurish. Përpiqemi të bëjmë politika të drejta. Biznesi i vogël e ka taksën zero, do ta ketë zero deri në një kufi të caktuar. Mosdhënia dhe mos marrja e faturës së TVSH është arsyeja pse i bëmë pjesë të skemës. Rezulton se ka disa biznese që deklarohen si të vegjël e qahen si të vegjël por që nuk janë të tillë. Limitin 15% e kanë kompanitë e mëdha, aq do ta kenë”, sqaroi Rama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy