Studimi: 2023 do të jetë viti rekord për rritjen e emetimeve të CO2

Studimi: 2023 do të jetë viti rekord për rritjen e emetimeve të CO2

Në vitin 2023, emetimet globale të dioksidit të karbonit , kryesisht për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile, pritet të rriten me rreth 1%  për të arritur një rekord të ri. 

Kjo u zbulua nga një studim paraprak i publikuar nga Instituti i Kërkimeve Klimatike Cicero në Norvegji, rezultatet përfundimtare të të cilit do të publikohen në dhjetor. 

Nëse njerëzimi dëshiron të arrijë qëllimet e tij për të reduktuar emetimet me pothuajse gjysmën brenda kësaj dekade dhe kështu të kufizojë efektet katastrofike në klimë, emetimet globale do të duhet të bien me rreth 5% këtë vit”, thotë Glen Peters për AFP, drejtor i kërkimit. 

Përkundrazi, emetimet vazhdojnë të rriten.

"Ka shumë pak gjasa që emetimet të ulen," thotë shkencëtari. 

Këto të dhëna, ende paraprake, tregojnë se sa e vështirë do të jetë të reduktohen emetimet për të arritur objektivin më ambicioz të Marrëveshjes së Parisit për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5°C mbi nivelet aktuale para-industriale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy