Greqi, ndahet nga jeta ish-kryeministrit Micotakis

Greqi, ndahet nga jeta ish-kryeministrit Micotakis

Ish-kryeministri grek, Konstantinos Micotakis është ndarë nga jeta mëngjesin e së hënës.

I lindur në vitin 1918 në një familje politikanësh, në Hania të Kretës, veprimtaria e tij politike kishte nisur në vitin 1946, kur u zgjodh për herë të parë deputet me Partinë e Liberalëve të Venizellosit. 

Me fillimin e juntës ushtarake në prill 1967, arrestohet për disa muaj dhe pasi lirohet, largohet në Francë, për tu kthyer në vitin 1973. Më 1978 hyri në radhët e Demokracisë së Re. Më 1984 zgjidhet lider i Partisë Konservatore, ndërsa në vitin 1990 kryeministër i Greqisë, deri në 1993, kur pasi humb zgjedhjet, jep dorëheqjen. Konstantinos Micotakis u largua nga jeta politike në vitin 2004, pas 58 vitesh në Parlament.

Dy nga katër fëmijët e tij kanë ndjekur hapat e babait. Dora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme dhe politikane aktive e konservatorëve për vite me radhë dhe Kiriakos Micotakis, tashmë është lideri i Demokracisë së Re, me synimin për tu bërë kryeministër i vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy