Protestat në Kenia, 39 të vdekur dhe 361 të plagosur

Protestat në Kenia, 39 të vdekur dhe 361 të plagosur

39 të vdekur dhe mbi 361 persona të plagosur. Ky është bilanci i protestave të fundit antiqeveritare në Kenia, sipas Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut.

Shifrat gjithsesi mund të jenë edhe më të rënda për shkak të 32 qytetarëve që rezultojnë të zhdukur, sipas hetimeve të këtij komisioni të kategorizuara si “zhdukje të detyruara apo të pavullnetshme”.

Autoritetet kanë lajmëruar zyrtarisht edhe për arrestimin e 627 protestuesve.

Ky raport vjen në prag të një mobilizimi të ri të paralajmëruar kundër qeverisë së presidentit William Ruto.

Qytetarët kenian kanë dalë në rrugë prej disa ditësh kundër një projektligji të ri tatimor dhe disa ndryshimeve buxhetore që nisi fillimisht me mobilizimin e të rinjve në mesin e qershorit në mediat sociale dhe më pas përfshiu të gjithë vendin.

Fillimisht me thirrjet kryesore kundër taksave protesta evoloi në një qëndrim kundër Presidentit Ruto, i cili, pasi erdhi në pushtet në vitin 2022, goditi rëndë fuqinë blerëse të kenianëve.

Presidenti i vendit është tërhequr ndërkohë nga ndryshimet e propozuara, por ka kërkuar që të ketë një konsultim të gjerë publik për të rivendosur çfarë do të ndodh me ekonominë e vendit.

Kenia fitoj pavarësinë në 1963 nga Britania e Madhe, ndërsa sot borxhi publik ka arritur në 70 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy