Ronaldo dhe Georgina shijojnë diellin në brigjet e Korsikës, por 23-vjeçarja shton dyshimet për shtatzëninë e saj (FOTO)

Ronaldo dhe Georgina shijojnë diellin në brigjet e Korsikës, por 23-vjeçarja shton dyshimet për shtatzëninë e saj (FOTO)

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, së fundmi ka nxitur sërish spekulimet për shtatzëninë e saj.

Shkas për këtë janë bërë fotografitë e saj të fundit, ku 22 vjeçarja vuri në pah trupin e saj me bikini në një festë në Korsikë, ku ndodhej bashkë me yllin e Real Madridit, shkruan e përditshmja "The Sun".

Ronaldo dhe Rodriguez dukeshin komod teksa çlodheshin në një anije në ishullin mesdhetar, bashkë me djalin e madh të futbollistit.

Javën e kaluar, Rodriguez publikoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej pranë një doktori të njohur të kryeqytetit spanjoll, ndërsa kjo gjë bëri që thashethemet për shtatzëninë e saj të përhapen me të madhe.

Lajmet për lidhjen e tyre filluan të përhapen në nëntor të vitit të kaluar, kur ata u fotografuan duke ecur së bashku rreth Disneylandit në Paris, përkrah njëri-tjetrit duke e shfaqur haptazi dashurinë mes tyre.

Rodriguez ka studiuar për vallëzim, para se të ndryshonte karrierën në modelim, pas studimit të anglishtes në Londër.

Ajo u rrit në Jaca, në rajonin verilindor të Spanjës pranë Pirenejve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy