Struktura e Posaçme antikorrupsion ka mbyllur hetimet për një nga personazhet më të përfolura të botës së krimit në vend, Nuredin Dumanin, personin i cili pas arrestimit në mars të vitit 2022, arriti të zbërthej disa grupe kriminale. I arrestuar në kuadër të operacionit "Plumbi i Artë", ku për një vit e gjysmë më parë u goditën disa grupe kriminale, dhe u lëshuan mbi 32 urdhër arreste, altin Dumani tashmë do të përballet në gjykatë me të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij. Ndonëse hetimet kanë përfunduar, brenda pak ditëve dosja i delegohet Gjykatës së Posaçme, e cila në seancë paraprake vendos nëse do të kaloj për gjykim në fillim të muajit shtator. Mësohet se personave të dyshuar u është komunikuar akuza dhe tashmë ata do të jenë në cilësinë e të pandehurve në gjykatë. Sipas avokatëve mbrojtës seanca paraprake në gjykatën e posaçme mund të caktohet në fillim të shtatorit. Në kuadër të këtij operacioni u zbardhën 18 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura ndër vite. SPAK firmosi 32 urdhër arreste, 19 prej te cilave u ekzekutuan. Kujtojmë që Nuredin Dumani dhe bashkëpunëtori i tij Henrik Hoxha kanë treguar çdo vrasje në të cilën janë përshirë. Në dosjen hetimore, Nuredin Dumani ka rrëfyer që Ervis Martinaj, një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend, i zhdukur prej një viti i ka ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles, por që nuk e realizua.



