Plagoset një person në zonën e "Astirit" në Tiranë, humb jetën në spital. Arrestohet i dyshuari

Plagoset një person në zonën e "Astirit" në Tiranë, humb jetën në spital. Arrestohet i dyshuari

Një person i plagosur me thikë pasditen e sotme në zonën e "Astirit" në Tiranë, ka humbur jetën në spital si pasojë e dëmtimeve të marra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi Darmian Keli, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi Darmian Keli, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin Amarildo Hoxhallari, 34 vjeç, i cili pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha humbi jetën në spital.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy