
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se Moska do të vazhdojë ta thellojë bashkëpunimin me Beogradin. Deklarata u bë gjatë ceremonisë së dorëzimit të marrëveshjes ambasadorëve të vendeve të huaja. Putin vë në dukje partneritetin strategjik që lidh dy vendet, Serbinë dhe Rusinë.
Putin tha se: “Duke u mbështetur në traditën e miqësisë, afërsisë kulturore, shpirtërore dhe historike të popujve tanë vëllezër, unë flas rregullisht me presidentin Vuçiç, gjatë takimeve personale dhe bisedave telefonike, për çështje kyç të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit”.
Shefi i Kremlinit vlerësoi atë që e konsideroi si politikë të balancuar të Presidentit të Serbisë, duke iu referuar mos vendosjes së sanksioneve ndaj Moskës. “Ne vlerësojmë përpjekjet e miqve tanë serbë për të zbatuar një politikë të balancuar dhe të pavarur në arenën ndërkombëtare”, tha Putin.



