Basha: Zgjidhja e krizës vetëm me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Basha: Zgjidhja e krizës vetëm me qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, sot në një dalje për media, ripërsëriti edhe njëherë prerazi propozimin e tij, se zgjidhja e krizës totale në vend kalon vetëm mes zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa Ramën kryeministër dhe me një qeveri tranzitore që t’i garantojë ato.

“Zgjidhja e kësaj krizë kalon mes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë më ato lokalet. PD dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, pjesë e këtij takimi ishte dhe takimi i sotëm me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Kryedemokrati, më tej bëri të ditur se në shtator do të zhvillohen protestat e radhës dhe paralelisht me to, në vijim të aksionit të opozitës së bashkuar joparlamentare.

“Së bashku me shqiptarët, opozita veç protestave që do të jenë edhe më të mëdha e të fuqishme, do të fokusohet në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, në rrafshin e përditshmërisë. Po punojmë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me grupet e interesit, dhe nga ana tjetër për platformën për Shqipërinë si Evropa, që jemi gati që bashkë me shumicën e shqiptarëve të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhenë fund problemeve që kanë bllokuar perspektivën evropiane të vendit”, është shprehur Basha.

Lidhur me datën 13 tetor të dekretuar nga presidenti i Republikës, Ilir Meta, për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, Basha ka thënë se:  “13 tetori është tregues i kapje së institucioneve nga Rama dhe paligjshmërisë në të cilat është zhytur KQZ. Ata kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një provë se me Ramën nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor, as kur kandidon vetëm, ose jo”.

Gjithashtu kryeopozitari tha se dënon heshtjen e Ramës dhe Markut në lidhje me dokumentet e publikuara për dënimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Më pas Basha ka thënë se Kajmaku e ka llogari të hapura me drejtësinë greke por tashmë pas kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit edhe me drejtësinë shqiptare, pasi sipas tij ka mashtruar në formularin e dekriminalizimit.
"Bëhet fjalë për dhjetra kryebashkiakë. Duhet të dënoj heshtjen e Edi Ramës. Ka 24 orë që PD ka publikuar dokumentet zyrtare që Kajmaku është shkelur dekriminalizimin. Duhet të dënojë heshtjen e Prokurorisë, si një shtojcë e Ramës, Ka 24 orë që hesht. Pse hesht Arta Marku. Rekorde zyrtare që Kjamaku është i dënuar janë publikuar. Heshtja e Ramës dhe Prokurorisë tregojnë që Kajmkau ishte i dënuara dhe e dinin. Ai nuk mund të kandidohej duhet dhe ka llogari të hapura edhe me drejtësinë shqiptare. Paralizë e sistemit të drejtësisë. Si Jorgo Kajmaku apo  Valdrin Pjetri, nuk kemi të dhëna se kanë nisur procedurat për të. Mbrohen nga Rama është një problem i madh për ekonominë tanë. Këta vjedhin pasuritë e shqiptarëve nga nafta te bizneset. Ata promovohen nga Rama", ka thënë Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy