Serbia konfirmon shtatë raste të reja me koronavirus

Serbia konfirmon shtatë raste të reja me koronavirus

Shtatë raste të reja të infektuar me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Serbi, duke e çuar në 12 numrin total të të prekurve.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila sqaroi se nga raporti i fundit, nga ora 06:00 e ditës së djeshme deri në orën 08:00 të mëngjesit, janë testuar mostrat e 13 personave, shtatë prej të cilëve rezultuan pozitiv dhe gjashtë negativ.

Katër pacientë të infektuar me koronavirus, të cilët janë izoluar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Nish, paraqiten në gjendje të qëndrueshme.

''Nga shtatë pacientë të diagnostikuar me koronavirus, një pacient në Novi Sad ndodhet në gjendje kritike, ndërsa të tjerët ndodhen në gjendje të mirë'', thotë drejtori i KCS i Klinikave Infektive, Goran Stevanovic.

Ai theksoi për RTS që pacientët nuk kanë rrezik për jetën, ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy