Rama në takimin e hebrenjve në SHBA, i fton në Shqipëri (VIDEO)

Rama në takimin e hebrenjve në SHBA, i fton në Shqipëri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, mbajti këtë të dielë fjalën në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike në Ëashington DC. Me këtë rast Rama përmendi historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kryeministri njoftoi për krijimin e një linje direkte ajrore gjatë verës ndërmjet Tel Avivit dhe Tiranës, si dhe ngritjen e një muzeu për Holokausitn

“Pikë së pari do doja t’iu thoja që jam shumë i nderuar që vij nga Shqipëria, një vend ku ka pasur më shumë hebrenj pas luftës së dytë botërore se para saj. Shpëtimi i luftës së dytë botërore është një faqe e shkëlqyer e historisë tonë. Paraardhësit tuaj, erdhën të gjenin strehë në Shqipëri edhe tre herë të tjera në Shqipëri një strehë nderë shekuj dhe gjithnjë e gjetën këtë strehë. Marrëdhënia jonë me shtetin e Izraelit është mjaft speciale dhe e shkëlqyer dhe duam që të zhvillohet më tej. Për herë të parë sivjet do të kemi një fluturim direkt një fluturim direkt nga Izraeli dhe Shqipërisë gjatë verës. Ajo që më 1935 cilësohej si shtëpia e dytë e hebrenjve, dua që tani të bëhet shtëpia juaj e dytë për pushime. Ndaj jeni të mirëpritur në Shqipëri”.

Pyetjes mbi përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin, Rama iu përgjigj lamin për hapjen e muzeut.

“Jam i angazhuar personalisht që të ndërtoji një qendër kulturore për miqësinë shqiptaro-izraelitet në qendër të kryeqytetit tonë. Po punojmë për këtë projekt dhe duam që kjo qendër të tregojë historinë e marrëdhënie tona për fëmijët tanë. Shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz ndaj njerëzish. Myslimanë, të krishterë e ortodoksë, ne kjo tashmë ma bën që të jemi të radhitur në frontin e parë kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Kemi ngritur një qendër për këtë dhe Netaniahu na ka premtuar se do ta bëjmë këtë qendër një pikë referimi në Ballkan. Shqipëria, shembull i jashtëzakonshëm ku mysliman e të krishterët bashkëjetojnë dhe mbrojnë të njëjta vlera që Izraeli mbron me ekzistencën e tij dhe qëndrueshmërinë e tij”.

Në fund, kryeministri sërish i është drejtuar audincës me ftesën për të vizituar Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy