Atentati në Memaliaj/ Bregu: Problem vrasjet në lokale, makina e djegur do të sjellë  prova materiale

Atentati në Memaliaj/ Bregu: Problem vrasjet në lokale, makina e djegur do të sjellë  prova materiale

Gazetari Sokol Bregu në studion e lajmeve në MCN TV ka diskutuar lidhur me atentatin e trefishtë të ndodhur ditën e djeshme në Memaliaj ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos rëndë.

Ai tha se mbetet e vështirë që të ndalësh shqiptarët të marrin hak, por që problem mbete fakti që të tilla ekzekutime ndodhin në ambiente lokali, ngjarje të cilat mund të konsiderohen akte terrori.

Sipas tij nga skena duket qartë se kemi të bëjmë me vrasës jo profesionistë dhe se nuk kemi të bëjmë me një vrasje të mirëorganizuar, prandaj shpresoj që të gjenden prova materiale.

Drupal Ad

 

 

 

Është një konflikt dhe kam dalë në një përfundim nga vitet e mia të punës se është shumë e vështirë të ndalësh shqiptarët nga hakmarrja dhe gjakmarrja. Pavarësisht historia se na etiketojnë me kanun, mbase nuk ekzistojnë më si thuhet në ligjet e vjetra, por hakmarrja dhe gjakmarrja eksiton.

Ajo që të bie në sy është mënyra se si shqiptarët vazhdojnë të vrasin në vende publike dhe ky është një shqetësim i  madh. Kudo vrasim në vende publike dhe çdo shtet këto i quajnë akte terrori. Si në rastin konkret kur dhe kjo nuk është hera e parë sepse kemi parë pafund raste që në këto saga hakmarrje vriten të pafajshmit.

I pyetur nëse jemi përpara një atentati të mirëorganizuar, Bregu tha se nuk mund të jetë i tillë sepse ka marrë jetë të pafajshmish, thjeshtë kanë hapur zjarr dhe kallashnikovi e ka këtë natyrë që çdo plumb i tij merr jetë.

Kallashnikovi përdoret gjerësisht dhe gjendet lehtësisht kudo dhe përdoret sepse çdo plumb i tij merr jetë. Në mënyrën e këtij akti është shtazarak i pamenduar, është akt i pastër terrorist dhe s’ka lidhje për mua me gjakmarrjen dhe hakmarrjen.

Shpresoj shumë nga ekspertiza e makinës së djegur që policia shkencore të gjejë prova materiale, një pjesë gjurme të gishtit, apo ADN. Shpresoj shumë të ketë përgjigje dhe arrestim të shpejtë për autorët. Besohet se ata nuk kanë lëvizur nga Mallakastra prandaj dhe vijon të qëndrojë e rrethuar por shpresoj të kapet një autor dhe për ti dhënë një përgjigje se këto krime s’mund të bëhen më në këtë lloj forme.

Për mua ky është problemi, vrasjet që ndodhin në lokale. Është një krim që nuk është studiuar asgjë, është një krim i thjeshtë kanë ditur vendin e lokalit ku është shënjestra, kanë pasur një automjet të vjedhur kanë shfrytëzuar faktin se i gjithë aksi atje është zona me më pak kriminalitet dhe kjo bën ë që policia të ulë vigjilencën.

Mendoj se vetëm makina e djegur do të sjellë prova materiale sepse patjetër besoj se diku ata e kanë bërë një gabim dhe kjo do të na çojë në identifikimin e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy