Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i bën thirrje LDK-së të bëhet pjesë e koalicionit për të qeverisur Kosovën. Pasi publikoi emrat e propozuar për ministra nga radhët e Vetëvendosjes, Kurti ka folur përmes Tuiterit, duke i kërkuar LDK-së të bëjë punën për të cilën është votuar nga qytetarët.
“Sot unë propozova kabinetin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe i bëra thirrje LDK-së që të bëjë të njëjtën. Gjithashtu unë u takove me presidentin. Qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe LDK-ja ka mundësinë unike që të dëgjojë zërin e tij qytetarëve dhe të bëjë punën e saj. Së bashku, ne do të hapim një kapitull të ri për vendin tonë”, shtoi Kurti.
Kurti u takua sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi përfundoi pa rezultat pasi nuk është caktuar ende emri i kryeministrit.



