
Presidenti Ilir Meta në një bashkëbisedim me gazetarët thotë se priste që dikush të futej në burg për publikimin e të dhënave të qytetarëve, që u zbuluan këtë javë nga mediat. Presidenti gjithashtu shprehet se do japë prova të reja për këtë çeshtje sensitive.
“Prisja që dikush të ishte në burg për shpërndarjen e të dhënave personale. Nuk janë patronazhistë. Janë fuksat e regjimit të kaluar. Memet që shpërndahen për ta marrë se me të qeshur, janë të papërgjegjshme. Shumë shpejt do kemi prova serioze pse patronazhistët janë fuksa”,u shpreh Meta.
Presidenti foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit, duke ftuar të gjithë qytetarët të ushtrojnë ketë funksion të demokracisë.



