
Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, analisti Preç Zogaj komentoi lëvizjen e nisur brenda PD-së nga Ervin Salianji. Zogaj tha se më të votuarit e mbledhur rreth Salianjit janë në të drejtën e tyre.
Ne kemi paraqitur dokumente politike në forume. U mendua si gjest, si provokim. Një mesazh ishte që këta si më të votuarit duan të japin mesazhin e respektit për votën.
Mesazhi i dytë është se këta kundërshtojnë ndarjen e njerëzve të PD në patricë dhe plebej. Në analizën e fundit në grupin e PD kanë hyrë shumë pak me votë. Në shkallë vendi janë gjashtë. Në Tiranë vetëm një. Pra më të votuarit janë minorancë.
Këta po të mos bënin edhe këtë, haram u qoftë vota. Ata janë në të drejtën e tyre për t’i thënë partisë që jemi më të pranueshëm nga ata që nuk janë votuar.
Një mesazh tjetër ka të bëjë me shkundjen e PD. Po fillon adresimi i diskutimeve të problemet e brendshme të partisë. PD kurrë nuk ka bërë analizë për humbjen e zgjedhjeve nga faktorë të brendshëm.



