Rritja e çmimit të bukës, Abdyl Sinani: Situatë kritike, ka rënë prodhimi i drithërave (VIDEO)

Rritja e çmimit të bukës, Abdyl Sinani: Situatë kritike, ka rënë prodhimi i drithërave (VIDEO)

Eksperti teknolog Abdyl Sinani e ka cilësuar si kritike situatën për rritjen e çmimit të bukës. Në një intervistë në studion e lajmeve të MCN TV, Sinani tha se është ulur prodhimi i drithrave, ndërkohë që shtoi se vetëm Rusia në këtë situatë ka ulur 7 milionë tonë furnizimin, gjë që bën që të përfitojë Serbia, që shfrytëzon momentin e rritjes së çmimit në treg. Siç u shpreh ai fakti që ka rënë prodhimi i drithrave i detyron fabrikat e miellit të rrisin çmimin. Sinani gjithashtu u shpreh se AKU duhet të kontrollojë cilësinë.

Intervista:

Zoti Sinani a është monopol tregu i miellit sot dhe si e shpjegoni ju rritjen në bllok të çmimit të miellit?

Sinani: Është një situatë kririke për çmimin e bukës dhe nuk janë rritur vetëm çmimet e bukës. Rusia në këtë situatë ka ulur 7 milionë tonë furnizimin dhe në këtë moment fiton Serbia. Nuk mund të themi që është monopol. Ka rënë prodhimi i drithrave dhe ky është fakt që po ndodh dhe fabrikat e miellit detyrimisht që rrisin çmimin. Në këto situatë ka ndodhur taksimi i njerëzve. Ne eksportojmë sot 400 milionë tonë drithra dhe në 50 milionë tonë futet serbi. Ai shfrytëzon momentin e rritjes së çmimit në treg.

Në njoftimin e tij Autoriteti i Konkurrencës flet për kontroll të burimeve të furnizimit dhe ndarje të tregut.

Sinani: Për këto duhen fakte. Konsumatorët shikojnë cilësinë. Mielli serb duke qenë më i lirë merret nga shumë furra buke dhe jepet në çmim më të lirë. Gruri rus dhe francez është më i mirë. Këtu duhet të futet AKU që duhet të kontrollojë cilësinë. Më parë flitej për miell të helmuar nga Serbia, AKU duhet të ndërhyjë tani dhe Ministria Bujqësisë duhet të subvencionojë në bilancin që kemi ne nevojë.

Çfarë mielli hyn në Shqipëri Zoti Sinani?

Sinani: Ne themi miell integral, por AKU duhet ta kontrollojë dhe të përcaktojë peshën.

Çfarë roli po luajnë institucionet?

Sinani: Është e domosdoshme rëndësia e teknologut ushqimor sepse sot veterineri kontrollon bulmetin. Specialisti duhet të firmosë për atë që kontrollon. Nëse shteti e bën këtë arrihet zgjidhja e madhe për popullin.

Flitet për ngjyrues për bukën?

Sinani: Ka aditivë organikë që nuk janë të dëmshëm dhe që përdoren nga furrat e bukës. Nuk përdoren ngjyrues të dëmshëm të cilët përdoreshin vite më parë.

Nga ana tjetër vetë importuesit pretendojne se s’ka marrëveshje dhe se kjo zhurmë që po bëhet është për të favorizuar hyrjen e miellit nga Serbia? Çfarë do të thotë kjo?

Sinani: Shumë shtete duke subvencionuar ulin çmimin dhe cilësia e miellit bie. Fabrikat e miellit në vendin tonë janë cilësore por duhet të ndjekin proceset teknologjike. Furrat mund të marrin miellin më të lirë dhe kjo është arsyeja pse duhen kontrolluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy