
Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhërarrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës.
Deputeti i VV-së është arrestuar ndersa po hynte në sallën e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.
Kosovapress raporton se bashë me Kurtin janë arrestuar edhe dy deputetet e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.
Pardje gjyqtari Beqir Kalludra ka lëshuar urdhër arrest për të tretë pasi nuk janë paraqitur në seancën ku janë të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës.



