
Shefi ekzekutiv i Tesla Elon Musk thotë se nuk do të marrë privatsinë e makinës elektrike, vetëm dy javë pasi tha se po shqyrtonte një marrëveshje.
Plani është anuluar pas një takimit të bordit drejtues gjatë së enjtes, ndërsa lajmi është mësuar pasi është publikuar në faqen zyrtare të kompanisë.
Menjëherë pasi Musk njoftoi planin për ta hequr nga bursa Teslën, aksionet e saj ranë me afro 20 për qind.
Ai tha se i kishte thënë bordit "se unë besoj se rruga më e mirë është që Tesla të mbetet publike" dhe se ata ranë dakord.
Musk, i cili zotëron një të pestën e aksioneve të kompanisë, tha se kishte folur me aksionerët dhe bankat më të mëdha për të konsideruar privatizimin, por të gjithë arritën të kuptonin se gjëja më e mirë ishte të mos ndodhte kjo.
Gjatë këtij muaji, Elon Musk tronditi investitorët kur njoftoi në “Twitter” se kishte fondet e mjaftueshme për ta privatizuar Teslën për një vlerë prej 72 miliardë dollarësh. Më vonë u mësua se ai nuk kishte arritur të përmbyllte një marrëveshje me fondin e pasurisë sovrane të Arabisë Saudite, ndërsa investitorët e pakënaqur ngritën edhe një padi ndaj tij, pas lajmit.
Megjithatë, padia ndaj tij vijon, pavarësisht anulimit të planit të Musk për privatizimin e kompanisë, pasi hetuesit e Komisionit të Letrave me vlerë dhe Këmbimit në SHBA duan të shohin nëse “statusi” që ai publikoi në “Twitter” kishte shkelur ligjet për letrat me vlerë.
Tesla është përballur me presione gjithnjë e në rritje financiare këtë vit, teksa projekton të prodhojë më shumë automjete të “Modelit 3”. Më 1 gusht, ndërkohë që Tesla raportoi një tjetër humbje rekord, Musk tha se priste që kompania të dilte me fitim në gjysmën e dytë të vitit 2018, e në çdo tremujor në vijim.
Por ka një skepticizëm në rritje që Tesla mund të arijë fitime.
Por kompania ishte e kënaqur nga investitorët nga një fitore e papritur në tremujorit të parë në 2013 në sajë të shitjeve të veturës së saj Model S, dhe kjo ishte koha e fitimeve të para historike e kompanisë.



