Videoskandali erotik/ Kika: Kemi pamje më të rënda, At Nikolla ka kërkuar orgji

Videoskandali erotik/ Kika: Kemi pamje më të rënda, At Nikolla ka kërkuar orgji

Producenti Kreshnik Husaj, i njohur ndryshe si Kika ka sqaruar në një lidhje skype për “Zgjohu me MCN” videon që ka qarkulluar me biseda private mes tij dhe At Nikollë Xhufkën, duke ngritur dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.

Ai shprehet se priftin e ka takuar përmes një aplikacioni takimesh dhe më pas pasi kanë shkëmbyer numrat dhe kanë nisur bisedat në WhatsApp ka kuptuar se bëhej fjalë për At Nikollë Xhufkën.

Kika hedh poshtë argumentin e At Nikollës se materiali ëhstë i montuar, ndërsa shprehet se ka dhe pamje më të rënda se ato që dolën teksa ai ka kërkuar dheorgji.

Unë kam shkuar si Kika, jo si i deleguar dhe për mua ka qenë një mision që e kam realizuar me sukses. Nuk e njihja At Nikollë Xhufkën, por e kam takuar përmes një aplikacioni komunikimi për komunitetin LGBT. Kemi komunikuar më pas në WhatsApp, kam qenë shumë i kujdesshëm në atë mision. Aim und të deklaroj dhe të thotë çfarë të dojë, unë çdo informacion që ju dëshironi të dini keni gazetarët.

At Nikolla më ka kërkuar takim. në fillim nuk e dija që ishte ai, rrugës mësova që ai ishte prifti. Kur kam parë foton kuptova që ishte prift. Kemi vazhduar bisedën dhe më ka kërkuar takim për marrëdhënie seksuale. Kam vënë në dijeni stafin e emisionit. Kjo ishte ajo që na sillte neveri sepse në Tv fliste diçka tjetër dhe pastaj vinte te Kika për të realizuar ëndrrën e tij të komunitetin të LGBT.

Ne kemi dashur që prifti të pranojë atë që është dhe të tërhiqet nga petku i një predikuesi fetar sepse s’mund ti them dikujt predikues fetar një njeriu të tillë. Ai ka kërkuar orgji seksuale, ai tejkalon Kikën duke kërkuar orgji dhe ku shprehet në video se Benin gazetarin si ta bëjë për vete. Fillon të nxjerr emra që janë shumë zyrtarë dhe fytyra publike duke thënë se e kam shkuar me këtë e atë.

Ai kishte një mision, Kikën dhe më pas të futej në vallen e njerëzve të tjerë. Ky vetëm montazh që nuk është mund ta dërgoni materialin te çdo specialist dhe do e kuptoni se është origjinal. Prifti nuk bënë asnjë padi sepse ai e di si është e vërteta, në këtë mes është Kika dhe At Nikolla dhe s’ka asnjë kishë dhe person tjetër pas.

E mira do ishte ta pranojë dhe jo të vazhdojë të tregojë përralla. Madje më ka thënë që më gjej një gay të pasur që të më sponsorizojë për kishën. Unë isha në rolin e aktorit dhe do kaloja çdo kufi për ta sjellë priftin në sytë e publikut ashtu siç është.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy