
Një 62-vjeçar ka humbur jetën në Divjakë pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, ku 62-vjeçari i identifikuar me inicialedt A.K ishte duke udhëtuar me motomjetin “Honda” kur ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar duke humbur jetën në vend.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor I cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



