Pësoi defekt, bllokohet për më shumë se 12 orë në det peshkarexha me tre anëtarë

Pësoi defekt, bllokohet për më shumë se 12 orë në det peshkarexha me tre anëtarë

Një peshkarexhë me tre anëtarë në bord ka ngelur në mes të detit, 14 milje në veri të Sazanit dhe gati 9 milje nga grykëderdhja e Vjosës duke e lënë në mes të detit.

Peshkatarët kanë telefonuar për ndihmë dhe në këto momente ata po tërhiqen nga një tjetër peshkarexhë për t'i sjellë në zonën e Tri Portit.

Peshkatarët do të ankoroheshin dje në kalatë, por për shkak të defektit në pjesën e helikës e cila është dëmtuar kanë qëndruar më shumë se 12 orë në det deri sa kolegët e tyre po i rimorkiojnë.

Ndërkohë Policia Kufitare qëndron në gatishmëri gjatë operacionit të shpëtimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy