
Në mbyllje të këtij viti, UNICEF jep alarmin se pikërisht këtë vit janë rritur sulmet ndaj fëmijëvë në zonat e konflikteve. "Fëmijët janë në shënjestër dhe të ekspozuar ndaj sulmeve dhe dhunës brutale në shtëpi, shkolla dhe këndet e
lojërave", tha Drejtori i Programeve të Emergjencave në UNICEF. "Ndërkohë që këto sulme vazhdojnë të rriten vit pas viti, ne nuk mund të qendrojmë indiferentë. Një brutalitet i tillë nuk mund të jetë normal”-thuhet në deklaratën e UNICEF. Si pasojë e sulmeve të drejtpërdrejta, UNICEF thotë se miliona fëmijë po paguajnë "një çmim të tërthortë" në konflikte, duke u prekur masivisht nga kequshqyerja, sëmundjet dhe traumat. Agjencia e Kombeve të Bashkuara përmendi konfliktet në Afganistan, Republikën e Afrikës Qendrore, Ukrainën lindore dhe Jemenin, si zona të nxehta ku fëmijët kanë qenë viktima të konflikteve gjatë vitit 2017. Sipas në Republikën Demokratike të Kongos, dhuna ka “zbuar” 850,000 fëmijë nga shtëpitë e tyre dhe rreth 350,000 fëmijë kanë vuajtur nga kequshqyerja e skajshme. Në Nigeri dhe Kamerun, Boko Haram ka detyruar të paktën 135 fëmijë që të veprojnë si kamikazë duke kryer sulme terroriste. Në Jemen, të paktën 5.000 fëmijë raportohet se kanë vdekur ose janë plagosur dhe më shumë se 11 milion fëmijë janë në nevojë për ndihmë humanitare.



