Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga në aeroportin e Perugias.
Dy të arrestuarit janë vëllezër, por mediat italiane nuk bënë të ditur identitetin e tyre.
Raportohet se fillimisht është vënë në pranga një 31-vjeçar, i diplomuar në universitetin e Peruxhias, emri i të cilit ishte në listën e personave të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane, i dyshuar si pjesë e një bande kriminale.
Pas tij, në zonën e parkimit u identifikua edhe një tjetër i kërkuar, pjesë e së njëjtës bandë, që rezultoi se ishte vëllai i 31-vjeçarit. Ai, një vit më i madh, punonte si kamarier, edhe ai i kërkuar për të njëjtën akuzë. Hetuesit deklaruan se ata të dy ishin përgjegjës për shpërndarjen e kokainës në ambientet universitare.



