Një numër i konsiderueshëm qytetarësh shqiptarë do të ndjekin nga afër rrugëtimin e Kombëtares së futbollit në Europian.
Ditët e fundit në pikat kufitare të vendit është vërejtur një rritje e udhëtarëve me destinacion Francën ndërkohë që edhe Tirana po i jep dorën e fundit përgatitjeve të ambienteve që do të jenë tërësisht të dedikuara për të ndjekur evenimentin sportiv, ku për herë të parë merr pjesë Shqipëria.



