Mbetjet toksike të Albchrome/ Murataj: Krim kundër njerëzimit, po helmohet Shkumbini. Molla: Rreziku i tyre ndikon te toka, uji dhe bimët (VIDEO)

Mbetjet toksike të Albchrome/ Murataj: Krim kundër njerëzimit, po helmohet Shkumbini. Molla: Rreziku i tyre ndikon te toka, uji dhe bimët (VIDEO)

Një skandal i ri mjedisor është denoncuar në studion e emisionit “MCN Economy”, ku sipas një inspektimi të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan janë gjetur mbi 300 tonë pluhur industrial i rrezikshëm. 

 

Këto mbetje toksike kanë qëndruar të depozituara në thasë në qiell të hapur për më shumë se një vit, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

 

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erjon Murataj, deklaroi në “MCN live”, se ky shqetësim është ngritur që në vitin 2024, kur shpërtheu zjarri në fushën e mbetjeve të Kurumit.

 

 Ai hodhi akuza të rënda për groposje të paligjshme të mbetjeve kancerogjene dhe për lidhje nepotike të pushtetit vendor me kompaninë.

 

Informacionet tona thonë se pranë uzinës hapen gropa natën dhe mbyllen ditën, ku depozitohen tonelata me skorje kancerogjene. Kjo tregon një papërgjegjshmëri totale të institucioneve dhe një miopi të drejtësisë lokale. 

 

Policia është vigjilente për të arrestuar protestuesit nëpër shtëpi, por është inekzistente për shëndetin e mbi 300.000 banorëve. 

 

Ky helmim prek të gjithë zinxhirin ushqimor në Shqipëri dhe akuzoi drejtpërdrejt kryetarin e Bashkisë së Elbasanit. 

 

Këto vend-depozitime janë pranë shtratit të lumit Shkumbin. Kjo automatikisht afekton tokat bujqësore nga Jagodina, e deri në grykëderdhje. Produktet që ne konsumojmë vaditen me këtë ujë të ndotur. 

 

Ky është një krim i pastër mjedisor. 

Pushteti vendor ka qenë në dijeni, pasi kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, është i përfshirë nëpërmjet familjarëve të tij; burri i kushërirës së tij është një nga drejtuesit e ferrokromit. 

Kjo është një skemë e pastër favorizimi. 

Sot flitet për 300 tonë, por po të gërmohet në fushat përreth, mund të gjenden 300.000 tonë mbetje të depozituara ndër vite.

 

 

Gazetari Enes Molla u ndal te pasojat katastrofike që këto thasë të çarë e të lënë në harresë po shkaktojnë në zonën e Bradasheshit, e cila njihet si një nga pikat kryesore të prodhimit bujqësor dhe pemtarisë.

 

 

Ky subjekt ka mbajtur mbetje të rrezikshme për gati një vit në hapësirë të hapur. Rreziku i tyre ndikon drejtpërdrejt te toka, uji dhe bimët.

 

 Zona e Bradasheshit njihet për kultivimin e produkteve të serave dhe pemtarisë, dhe e gjithë ajo tokë pothuajse është e minuar. 

 

Molekulat kancerogjene që dalin nga thasët hyjnë në bimë, infektojnë tokën dhe më pas përfundojnë në trupin e njeriut përmes konsumit, duke shkaktuar sëmundje të rënda. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy