MB urdhëron forcimin e kontrolleve në kufi... përkohësisht

MB urdhëron forcimin e kontrolleve në kufi... përkohësisht

Një urdhër i ri i Ministrisë së Brendshme, i cili ka hyrë në fuqi, synon forcimin e kontrolleve në pikat e kalimit kufitar për qytetarët që lëvizin drejt zonës Shengen. Urdhri “Për forcimin e kontrollit të shtetasve shqiptarë që kalojnë kufirin shtetëror” rikujton katër kriteret që u kërkohen në sportelet e Policisë Kufitare shtetasve shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen: adresa në vendin ku do të shkojë, ftesa e pritësit, bileta ose rezervimi për kthimin dhe shuma financiare e nevojshme në varësi të ditëve të qëndrimit.

Të gjitha këto, kritere që kanë qenë në fuqi, por që në shumicën e rasteve nuk janë bërë detyruese për anulimin e udhëtimit.

Urdhri që ka për qëllim frenimin e largimit të qytetarëve që udhëtojnë me qëllimin për të kërkuar azil në vendet e BE-së parashikon edhe mënyrën se si do të operohet nga efektivët e policisë kufitare në rastet e udhëtarëve që kanë marrë masa penalizuese për shkelje të ndryshme.

Megjithatë, një urdhër i tillë duket se do të jetë i përkohshëm. Kjo pasi vendet e zonës Shengen pritet të aplikojnë vitin e ardhshëm programin ETIAS. Si pjesë e zonës Shengen prej gati 10 vitesh, Shqipëria përfiton nga ky sistem.

Si i detyrueshëm për t’u aplikuar në të gjitha vendet e zonës Shengen, ky sistem do të nxjerrë jashtë loje kontrollet paraardhëse.

European Travel Information and Autorization System – ETIAS (Sistemi europian për informacionin dhe autorizimin e udhëtimeve), një sistem elektronik, i cili monitoron vizitorët nga vendet që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Zonën Shengen. Në një farë mënyre, i ngjan Sistemit Elektronik të ShBA-së për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA), i cili shërben për një qëllim të ngjashëm. Procedurat ligjore për ETIAS kanë filluar në vitin 2016, dhe sistemi pritet të fillojë punën brenda vitit 2021.

Sistemi ETIAS kryen kontroll të detajuar sigurie për secilin aplikant për të përcaktuar nëse ata mund të lejohen të hyjnë në çdo vend të zonës Shengen. Meqenëse qytetarët e vendeve që nuk kanë nevojë për vizë për qëllime udhëtimi deri në 90 ditë në BE, nuk kanë nevojë të kalojnë një proces të gjatë të aplikimit për vizë, ETIAS do të sigurojë që këta njerëz nuk janë kërcënim për sigurinë. Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, mbikëqyrë dhe do të përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt hyrja e tyre në vendet e Shengenit.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy