Tabaku dhe Alibeaj i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës

Tabaku dhe Alibeaj i kërkojnë dorëheqjen Lulzim Bashës

Deputët Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj i kanë kërkuar dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD Lulzim Bashës.  Alibeaj dhe Tabaku janë shprehur se e vetmja zgjidhje për partinë është që ajo të ribashkohet dhe Berisha e Basha të bëjnë një hap pas.

“Historia ka nisur ne 9 shtator nga vendimin qe ju morët. Ju thate qe mbani koston e vendimmarrjes. 1/3 e atyre qe qëndroi, kam respektin me te madh. Është dhe 1/3 qe u keqpërdor nga Sali Berisha. Ai tha se nuk do te përfshijë njerëzit. 1/3 e heshtur. duhet të bëjmë një analizë se pse ndodhi kjo situatë.  Sulmet që ndërmori SB ndaj PD fillojnë që para se 6 marsi.

Na duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qellim te mire, por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para, nuk e shoh dot PD qe te ngjitet pas Sali Berishes. Nuk është alternativë. Merreni  si te doni, emocionale, personale. Ne duhet te japim sinjale bashkimi. E dyta, duhet t’u japim shans te tre pjesëve qe te bashkohen. Procesi duhet te jete i sinqerte. Propozoj qe përderisa këto 2 pjese e kane nje përfaqësim, e treta nuk e ka dhe ju thate qe jeni ne funksion te zgjidhjes, ju te bëni hap pas, Berisha hap pas, te krijohet substanca e bashkimit, e sinqerte. Ketë shoh si mundësi. Kemi kohen e mjaftueshme.”, u shpreh Alibeaj.

Ndërkohë Tabaku teksa theksoi se ishte e gatshme të hiqte dorë nga posti si deputete, për të gjetur një faktor që PD të bashkohej dhe partia të ecë përpara.

"Nuk kam preferuar që diskutimin e brendshëm ta bëjmë mediatik. Nuk themi dot që kemi bërë mirë. Kam qene e angazhuar me komisionin mediatik, nuk kam patur mundësi të përfshihem si kolegët e tjerë. U përfshiva 4 ditët e fundit. Falënderoj koleget që votuan edhe në parlament në komisionin hetimor. Do të kisha dashur që pavarësisht ndasive grupi të kishte mbajtur qëndrim atë ditë. Në politik na dallon qëndrueshmëria. Nga 9 shtatori kam kërkuar përbashkim. Jam sulmuar ose kam kërkuar te jemi bashke. Rezultati që morëm ne terren, na dëmtoi. Edhe pala tjetër nuk arriti asgjë. Pra vetëm bashke dhe përtej nesh mund t’ia dalim. Në Vorë më thane se nga 25 prilli nuk ka patur njeri nëe terren nga PD. Ne nuk mund te jemi parti zyrash. Në çdo mbledhje, kam kërkuar që të mos përjashtojmë njerëz. Nuk jam në politike për karrige. Jemi për të përfaqësuar njerëzit. Unë jam gati të ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por përgjegjshmëri. Nuk është karriera individuale në loje, as e Bashës, e Jorides. Është PD ne loje. Secili duhet të kalojë mbi vete dhe të shohim cili është ky hapi përbashkues.

Kam lexuar kolegun Sula që ka propozuar një mekanizëm. Dëshira për të dale nga këtu ku jemi, ekziston. Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktoret ne PD të bashkohemi dhe ne te ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Ramës, jo njeri tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisës dhe ne duhet të jemi një alternativë e tille. Ne duhet të jemi një parti që mbështet qytetarët, te jemi ne terren. Të jemi të thjeshte, se jemi për here të tretë në qeveri. Sot beteja ime është me Edi Ramën. Nuk kam asnjë ambice personale. Duhet të dalim mbi vete. Si të dalim mbi vete dhe te nxjerrim sipër PD. E pamë se ku jemi. Duhet të shohim si ringrihemi. Nuk di te them cili është mekanizmi, por di te them që ajo që ndodhi në këto muaj na solli në këtë situatë. Duhet ta tejkalojmë për demokratët dhe shqiptarët", tha Tabaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy