Avokati Marsid Gupi për çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, thotë se ka prova dhe fakte që qëndrojnë ligjërisht.

Këto akuza që hidhen, nëse ka fakte reale dhe gjatë hetimit, fillon procedimi pa autor, edhe nëse nuk ekziston denoncuesi anonim.
Kodi i Procedurës e pranon që mjafton dhe provat dhe faktet ekzistojnë.
Në këtë rast kemi të bëjmë me një procedim që ka prova dhe fakte që qëndrojnë me fakte ligjore.
Nuk ka rëndësi nëse personi është real ose jo, Veliaj e nxjerr Nesti Angonin se do të legjimitojë çështjen.
Deklarata e Gupit u bë në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai shtoi se Kodi i Procedurës Penale nuk e përjashton nxjerrjen e të dhënave, përveç rasteve kur përbën sekret shtetëror.



