Blushi: Fqinjët po presin votimin e ligjit të mbetjeve, i kanë gati kazanët për t’i derdhur në Shqipëri

Blushi: Fqinjët po presin votimin e ligjit të mbetjeve, i kanë gati kazanët për t’i derdhur në Shqipëri

Deputeti Ben Blushi tha se maxhoranca ka frikë nga presioni popullor lidhur me ligjin për importin e mbetjeve. Në fjalën e tij në Parlament, Blushi tha se dekreti i presidentit që kthen në parlament ligjin e mbetjeve nuk çohet për votim nga frika e protestave që po zhvillohen.

“Sa cinikë dhe të pabesueshëm janë këta që mbrojnë mbetjet. Silleni ligjin ta votojmë dhe të ndahet ky Parlament kush është pro dhe kush kundër importit. Ta ndajmë kush do të rrijë në kazan e kush do të dalë prej tij. Ju nuk e sillni ligjin për shkak të presionit popullor që është aty jashtë dhe nuk e respektoni. E dyta për shkak se ka një palë që nga frika e këtij presioni kërkon ta modifikojë, çka është në kundërshtim me rregullat e Parlamentit”, tha ai.

Blushi shtoi se kalimi i ligjit në Parlament i hap rrugën hyrjes në vend të mbetjeve të vendeve fqinje, që sipas tij janë bërë gati për këtë hap.   

“Në vigjilje të këtij ligji që nuk besoj se do ta votoni nga frika po ju them se rreth nesh janë përgatitur të gjithë kazanët e Italisë dhe Greqisë për t’u derdhur në Shqipëri. Një mik i imi ka takuar kryetarin e bashkisë së Korfuzit që i ka thënë kalojeni ligjin që t’i sjellim mbetjet në Sarandë.

Nuk besoj se BE i kërkon Shqipërisë të hapë dyert për mbetjet e Europës përsa kohë nuk ka kapacitet për riciklim”, tha Blushi.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy