Një 38-vjeçar është arrestuar në fshatin Akërni të Vlorës pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri bashkëfshatarin e tij.
Policia e Vlorës thotë se ngjarja është shënuar më 1 janar dhe i arrestuari Leonard Zoto, 38 vjeç nga ky fshat, “dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri, shtetasin J.N., 49 vjeç (banues në të njëjtin fshat), për motive të dobëta”
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit të llojit Pistoletë-Glock.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarakë e municioneve”.



