Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, gjenerali Herzi Halevi ka thënë se ushtria izraelite do të punojë për të evakuuar civilët nga Rafah përpara se të fillojë ofensivën.
Kështu shkruan Times of Israel.
"Është më e vështirë për ne të luftojmë në një mjedis ku ka më shumë se një milion njerëz dhe 10,000 agjentë të tjerë të Hamasit", tha generali, duke shtuar se në fazat e mëparshme të luftës, ata janë përpjekur t'i izolonin civilët .
Nuk është e drejtë që qytetarët, banorët, familjet të jenë në zonën e luftimeve. Kur do të ndodhë? Si do të ndodhë? Ne do të vendosim kur të vijë koha.



