
Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për Viola Sterjon, pas përfundimit të seancës që nisi në orën 10:00.
Sterjo pretendoi gjatë seancës se mori shumat e parave pasi u ofroi subjekteve shërbim konsulence.
(09:00) Mashtronte qytetarët duke u premtuar financime nga AZHBR-ja, del para gjykatës Viola Sterjo
Del sot para Gjykatës së Korçës për njohjen e masës së sigurisë Viola Sterjo, e arrestuar tre ditë më parë për mashtrim.
Sterjo u denoncua nga disa qytetarë nga Korça dhe Pogradeci, të cilëve ju kishte marrë shuma të mëdha parash duke ju premtuar se do të ndikonte për të përfituar financime nga AZHBR, në vlera që varionin nga 2,2 milionë euro në 4,5 milionë euro. Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura.



