Geraldo Sollaku, aktivist i Nismës Thurje, komentoi në studion e MCN gjetjet e raportit Quality Life Index, i cili e rendit Shqipërinë dhe veçanërisht Tiranën në listën e zezë të qyteteve me treguesit më të këqinj për cilësinë e jetesës. Sollaku tha se standardi i ulët i jetesës, mungesa e mundësive dhe e meritokracisë janë bërë shkak për largimin e shumë shqiptarëve. Ai tha se në rrethe, situata është akoma më pesimiste.

Nuk ishte e papritur. Të gjithë e dimë cilat janë problemet dhe defektet. Standardi i jetesës është shumë i ulët. Po t’i bëjmë të gjitha krahasimet, shumë zgjedhin të largohen. Sa për sigurinë, mund të them që ka qytete europiane që janë më keq se Tirana.

Cilësia e ajrit duhet përmirësuar. Ndotja vjen nga numri i madh i makinave. Duhen krijuar mjedise të gjelbra dhe jo më shumë ndërtime sesa janë deri tani. Është shumë e mbytur.

AKU nuk funksionon siç duhet. Nuk mund të eksportosh, sepse korrupton në Shqipëri, por nuk korrupton dot të huajt. Ka edhe raste që fermerët bëjnë produkt të veçantë për eksport dhe tjetër produkt për konsum në vend.

Ka rënë shumë numri i popullsisë. Rrethet janë tkurrur. Ka biznese që kërkojnë punëtorë.

Nuk ka meritokraci. Këtu ti nuk gjen dot një vend pune. Mund të mbarosh shkollën, të jesh ekselent dhe nuk hyn në administratë se nuk ke mikun.