
Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Economy se mosrealizimi i shpenzimeve në pushtetin vendor mund të lidhet edhe me paaftësinë që kanë institucionet në aspektin e kapaciteteve administrative.
Më tej, Nunaj tha se për shkak të goditjeve të SPAK shumë projekte kanë mbetur pa u firmosur nga ndjesia e frikës.
Problematikën e shoh në dy pjesë. E para që nuk realizon planifikimet e bëra dhe nga ana tjetër këto nivele të larta të planifikimeve të shpenzimeve që nuk realizohen kur ndërkohë kemi marrë borxh publik dhe së fundmi shteti shqiptar ka dalë me një eurobond të ri, do të thotë që t’i merr borxh që nuk e zhvillon dhe kjo i rrit koston borxhit. Është problem i dyfishtë për borxhin dhe mosrealizimin e shpenzimeve publike.
Prezenca dhe presioni i SPAK-ut dhe goditjeve që bëhen kundrejt korrupsionit kanë efektet e tyre. Duke marrë në konsideratë që ne kemi një administratë publike të korruptuar, kemi nivele të larta të korrupsionit, efektet e tij janë ndjerë dhe në zhvillimin e ekonomisë së vendit në këtë rast, kjo në këtë rast efekt mbrojtje është prezent. Jo vetëm në aspektin teorik por edhe në atë praktik. Kanë mbetur projekte pa u firmosur nga ndjesia e frikës se mos ka diçka që nuk shkon. Në Bashkinë e Tiranës janë vënë në dukje dhe nga media problematika të tilla.
Mosrealizimi i shpenzimeve, dhe në këtë rast do të shtoja dhe dy arsye të mosrealizimit të shpenzimeve, gjithmonë në pushtetin vendor, e cila në këtë rast mund të lidhet edhe me paaftësinë që kanë institucionet në aspektin e kapaciteteve administrative për të realizuar projektet e ndryshme. E dyta, edhe kjo lidhet me paaftësinë për investimet kapitale. Nëse do realizohet ndërtimi i një rrugë, kjo mund të hasë vështirësi si në financim dhe zbatim.



